VIDEO | Spoti i veçantë i Barcelonës, edhe jashtëtokësorët bëhen xhelozë!

Barça shpesh cilësohet si një ekip nga një tjetër planet dhe Mesi është quajtur jo pak herë “alien”. Nisur nga ky fakt, “Audi” ka bërë një reklamë, ku në qendër të vëmendjes është ekipi i Barcelonës, që reklamën e ka postuar edhe në faqen zyrtare të klubit.

Një alien hyn në dhomat e zhveshjes së Barcelonës dhe i drejtohet lojtarëve me një gazetë në dorë, e cila shkruante se katalanasit janë nga një planet tjetër. “Udhëtova 300 vite dritë për të mbërritur në Tokë dhe tani na del se ju jeni alienët? Me sa di, i vetmi alien këtu jam unë, e kuptuat?”

Në këtë moment shfaqet Luis Suarez, i cili fsheh fanellën e Mesit, si për të treguar se argjentinasi është një alien. Një spot me të vërtetë i veçantë dhe mjaft i arritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *