(VIDEO) Spektakli i shëmtuar nga Kategoria e Dytë, shihni çfarë penalltie komike!

0

Kategoria e Dytë, aty ku luhet për qejf kur bëhet fjalë për paga dhe ku tensioni është më i madh se në Champions League.

Çdo javë prej asaj që realisht është kategoria e tretë e futbollit shqiptar vijnë lajme të çuditshme, nga rrahje masive arbitrash e deri te dënime qesharake që më pas falen si pa kuptuar e pa vënë re.

Këtë javë çudia vjen nga Librazhdi, sepse në ndeshjen Sopoti-Gramshi është dhënë një penallti që i kalon kufijtë e komikes.

Një futbollist i Sopotit rrëzohet në zonë pa e prekur askush dhe arbitri jep 11-metërsh, që më pas e humbet Mirel Çota.

Ishte minuta e 28-të dhe Gramshi kryesonte 1-0, ndërsa më pas sfida përfundoi 1-1, duel rivalësh direktë për ngjitje në Kategorinë e Parë.

Për fat, Gramshi i soll mirë dhe protestat ishin normale, sepse në një fushë tjetër Ditmar Jubica do e kishte pisk. Meqë ra fjala, po ky arbitër gjykoi edhe Klosi-Sopoti javën paraardhëse (!), në 2 dhjetor, dhe në minutën e 32-të i dha një penallti Sopotit, që kaloi në avantazh me Çotën. Te Klosi betohen që penalltia ishte inekzistente dhe se arbitri u pa qartë që po ndihmonte Sopotin. Me siguri janë thashetheme…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg