VIDEO | Spektakël në Wimbledon, Federer eliminon Nadal dhe prek finalen

0

Nuk mund të mungonte spektakli në një përballje midis Roxher Federer dhe Rafael Nadal. Në fund pas më shumë se dy orësh luftë, triumfoi eksperienca e zviceranit. Federer vuajti shumë ndaj fuqisë dhe shpejtësisë së Nadal, por në fund ia doli t’i gëzohej fitores me rezultatin 7 – 6 (7 – 3), 1 – 6, 6 – 3, 6 – 4.

37-vjeçari arrin rikthehet pas dy vitesh në finalen e turneut “Wimbledom”, ku do të ndeshet me numrin një të botës dhe kampionin në fuqi të këtij turneu Novak Xhokoviç. Federer do të ketë mundësinë të tentojë trofeun e nëntë në “Wimbledon” dhe Grand Slamin e 21-të.

Në përfundim të ndeshje finalisti i “Wimbledon” tha: “Jam i rraskapitur. Nadal bëri çmos që të qëndronte në lojë. Është një lojtar fantastik. Ishte një ndeshje me dy tablo, pata një moment kur luajta mirë, më pas në setin e dytë nuk më eci asgjë. Megjithatë, u riktheva më i fortë. Mund të themi se sot ishte dita ime“.

Novak Xhokoviç është kampioni në fuqi dhe ka treguar se është në formë të mirë. Është numri 1 në botë, por gjithsesi jam shumë iu lumtur që fitova kundër Nadal, tani më pret një tjetër ndeshje e fortë”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.