VIDEO | Spektakël në “Molineaux”, Ulvërhempton i falet ylli portugez

Në “Molieaux Stadium”, Ulvërhemptoni priti ekipin e Leister, ndeshje që ngriti siparin e takimeve të Premier Ligës për këtë javë. Kjo sfidë ishte spektakolare dhe u mbyll me rezultatin 4-3 në favor të “Ujqërve”.

Të besuarit e Nuno Santos kanë bërë investime të mëdha në skuadër dhe rezultatet po shihen edhe në fushën e lojës. Ndeshja nisi mirë për Ulvërhampton, që e panë veten në avantazh të dyfishtë brenda 12 minutash lojë. Portugezi Diogo Zhota dhe mbrojtësi Benet gjetën rrugën e rrjetës.

Në pjesën e dytë, Lesteri reagoi dhe arriti ta barazojë takimin në 2-2 falë golave të Grej dhe një autogoli të Konor Koadi. Gjithsesi, Zhota shënoi sërish dhe kaloi në epërsi Ulvërhempton. Në minutën e 87’, kapiteni i Leister Morgan barazoi takimin në 3-3 dhe dukej se të dyja skuadrat do të ndanin nga një pikë.

Por ylli portugez, Diogo Zhota shënoi golin e tretë personal në limitet e sfidës, duke i dhënë një fitore mëse të merituar skuadrës së tij.

Premier League, java e 23-të

Ulvërhampton – Leister  4-3
Zhota 4’ 64’ 90+3’, Benet 12’ / Grej 47’, Koadi (ag) 51’, Morgan 87’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *