VIDEO | Spektakël në “MLS”, protagonistë Runi dhe Ibrahimoviç

Uejn Runi dhe Zllatan Ibrahimoviç kanë qenë protagonistët e kësaj jave në kampionatin amerikan “MLS”. Futbollisti anglez shkëlqeu në fitoren e DC United 2 – 1 ndaj Orlando Siti, duke regjistruar një asist, ndërsa gjeti rrugën e rrjetës me një ekzekutim perfekt të një goditje dënimi.

Tri pikë mori dhe skuadra e Zllata Ibrahimoviç. Suedezi udhëhoqi Los Angeles Galaxy në fitoren 2 – 1 ndaj Portland Timbers.

https://twitter.com/TheSportsNotes/status/1112544943908646913

Ish-sulmuesi i PSG-së u tregua i saktë në të 11-metërsha, ndërkohë mund të kishte qenë autor i një super goli pas një goditje akrobatike, por shtylla i mohoi festën.

https://twitter.com/SwypeSports/status/1112591091897909248

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *