VIDEO | Spektakël në kualifikueset e “Europa League”, eurogol nga një shqiptar

Futbollisti me origjinë shqiptare, Sead Hakshabanoviç (Hakaj), ka shënuar një gol fantastik në takimin e djeshëm, ku skuadra e tij Norrkoping mundi 2 – 0 letonezët e Liepajës.

Një e majtë e fuqishme e 20-vjeçarit nuk i dha asnjë shans reagimi portierit letonez. Hakshabanoviç firmosi një vit më parë një kontratë me Uest Hem dhe tani aktivizohet në Suedi në formë huazimi.

Mesfushori i ri zgjodhi të përfaqësonte Malin e Zi në arenën ndërkombëtare duke refuzuar ftesat e Suedisë, Shqipërisë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *