VIDEO | Spektakël i Iniestës dhe Podolskit, një gol për kornizë në Japoni

Ekipi i Visel Kobe është një ndër më të njohurit në Evropë nga ekipet japoneze, kjo për faktin se atje luajnë Andres Inisesta dhe Lukas Podolski. Pikërisht këta dy të fundit, ditën e sotme kanë shpalosur gjithë klasin e tyre, teksa në golin e shënuar bie në sy një super asist i Iniestës dhe finalizimi perfekt i gjermanit podolski.

Kobe luante në transfertë ndaj Nagojas dhe sfida u mbyll me fitoren e miqve 1-2. Dy gola të Lukas Podolskit i dhanë fitoren, ku ai që ra në sy ishte goli i parë. Vetëm 10 minuta kishin kaluar nga fillimi i sfidës, ku Andres Iniesta dhuroi një tjetër magji, teksa asisti i tij është me të vërtetë fantastik. Më pas, Podolski nuk mund të zhgënjente pasimin e spanjollit dhe arriti të shënonte.

Andres Iniesta u transferua këtë verë në Japoni, pasi mbylli aventurën e tij me Barçën, ndërkohë Lukas Podolski po zhvillon sezonin e tij të dytë me ekipin e Kobes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *