VIDEO | Spektakël golash nga Arsenali, protagonist edhe Granit Xhaka

Arsenali është rikthyer të fitojë në kampionatin anglez, teksa ka mundur me rezultatin 4 – 1 Fulhemin. Granit Xhaka hapi serinë e golave në minutën e 25-të. Mesfushori me origjinë shqiptare i shpëtoi markimit të mbrojtësv dhe i vetëm përballë portierit të kundërshtarëve nuk gaboi.

Lakazet dyfishoi rezultatin në minutën e 55-të, ndërsa Fulhem u kundërpërgjigj me goli e Kamaras në të 69-ën, por golat e Ramsei dhe Obamejang pak minuta më vonë vulosën fatin e takimit.

Në takimi  tjetër të ditës së sotme, Leisteri befasoi vendasit e Evertonit, duke fituar me rezultatin minimal 0 – 1. Disa gabime qesharake të mbrojtjes së skuadrës së drejtuar nga Marko Silva u shfrytëzuan mjaft mirë nga sulmuesi i “dhelprave”, që i dha skuadrës së tij tre pikët.

ARSENAL – FULHEM        4 – 1
Shënues: Xhaka 25’ Lakazet 55’, Ramsi 79’, Obamejang 83’ / Kamara 69’

EVERTON – LESTER SITI 0 – 1
Shënues:  Vardi 58’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *