VIDEO | Spektakël dhe zënka, derbi i bregdetit dhuron gjithçka

Ndeshja mes Teutës dhe Flamurtarit i pati të gjitha. Gola, karton të kuq, luftë e fortë dhe gol i anuluar. Bushiç debutoi me fanelën e Teutës pikërisht përballë ish-skuadrës së tij, madje dhe gjeti rrugën e rrjetës.

Megjithatë, goli i bomberit u anulua për pozicion të parregullt. Ishte Flamurtari që kaloi fillimisht në avantazh, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Batha. Kjo ishte penalltia e parë në favor të kuqezinjve këtë sezon dhe që në minutën e 13-të, e panë veten në epërsi.

Gjithsesi, të besuarit e Bledi Shkëmbit arritën të reagonin dhe të barazonin gjithçka brenda pjesës së parë. Në minutën e 27’, Traore shënon me portën e boshatisur dhe ky gol, vendosi dhe rezultatin final të sfidës. Veliu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 68’ dhe së bashku me Kale (karton i verdhë), do t’i mungojnë teknikut Daja në ndeshjen e ardhshme.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19

E diel, më 27 janar, ora 17:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta – Flamurtari  1-1
Shënues: Traore 27′ / Batha (p) 13′

EPISODET

90+’ Mbyllet sfida, gjithçka e barabartë në Durrës

90’ Pesë minuta shtesë nga gjyqtari i katërt

88’ Probleme fizike për Bathën, ndalet ndeshja

85’ Probleme për Allën, Beqja zëvendëson mbrojtësin

84’ Në fushë dhe Vila, largohet Progni

78’ Në fushë Vecaj, mbyllet sfida për autorin e golit, Traore

65’ Bushiç shënon dhe nuk feston përballë ish-skuadrës, por goli i tij anulohet për pozicion të parregullt

60’ Largohet Kale, në fushë mbrojtësi Liçaj

58’ Karton i kuq për Veliun! Bushiç i vjedh kohën ish-shokut të tij të skuadrës, i cili ndërhyn si lojtar i fundit dhe karton i kuq

56’ Goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë të shkëlqyer nga Traore. Osmani ngjitet më lart se të gjithë, por goditja e tij me kokë, shkon ngjitur me shtyllën

48’ Goditje e fortë e Prognit, por gjuajtja e sulmuesit shkon ngjitur me shtyllën

46’ Nis pjesa e dytë me karton të verdhë dhe zëvendësime. Ndëshkohet Kale, debuton Bushiç

45’ Mbyllet pjesa e parë, gjithçka e barabartë në Durrës

39’ Kale e Torasa kombinojnë mirë, por Teuta mbrohet mirë

27’ GOOOOOL Teuta! Traore barazon gjithçka. Goditja fillestare e Prognit ndalet nga Koliçi, por me portën e boshatisur, sulmuesi afrikan nuk gabon

25’ Kale godet në mënyrë spektakolare me roveshatë, por topi i tij ndalet nga traversa

22’ Teuta provon me goditje nga distanca, por durrsakët të pasaktë

13′ GOOOOOL Flamurtari! Miqtë kalojnë në avantazh, shënon Batha

12’ Penallti për Flamurtarin, mundësi ideale për të kaluar në avantazh. Bicaj ndërhyn në zonë ndaj Torasës, i cili rrëzohet dhe penallti për gjyqtarin

11’ Karton i verdhë për Frashërin, mbrojtësi ndëshkohet

1′ Fillon takimi në “Niko Dovana”

Teuta: Celesti, Frashëri, Beqja, Osmani, Bicaj, Avdyli (Bushiç 46′), Progni, Traore (Vecaj 78′), Kamara, Kallaku, Sidibe. Trajner: Bledi Shkëmbi. Të gatshëm: Neziri, Shkalla, Vila, Hakaj, Gashi, Bushiç, Vecaj.

Flamurtari: Koliçi, Veliu, Torasa, Mustafa, Kotobelli, Useini, Deliaj, Musta, Batha, Alla, Kale (Liçaj 60′). Trajner: Ilir Daja.  Të gatshëm: Qirko, Liçaj, Ymeraj, Qarri, Diamanti, Ribaj, Beqja.

Kartonë të verdhë: Frashëri 9’ / Kale 46’, Alla 64′, Torasa 79′

Karton i kuq: Veliu 58’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *