VIDEO | Spektakël dhe gafa: Kili gjunjëzohet, Peruja në finale

0

Kili dorëzon “kurorën” e Copa America, pasi u mposht nga Peruja me rezultatin 3-0. Një ndeshje mjaft e bukur dhe me raste, por skuadra e drejtuar nga Rikardo Gareca ishte shumë e qartë dhe kërkuese. Madje, qe në minutën e dytë iu afrua golit me Guerreron, i cili brenda zone nuk shënjestroi dot portën.

Pesë minuta më pas, Aranguiz i Kilit kishte mundësinë të kalonte skuadrën e tij në avantazh. Pak metra me portën, por topi i gjuajtur prej tij shkoi jashtë. 20 minuta lojë u deshën që të vinte goli i parë, me Flores që shfrytëzoi një kros të devijuar më parë me kokë dhe me të majtën e tij e dërgoi topin në rrjetë.

Më pas munguan rastet, por jo goli. Arias gaboi në një dalje dhe e la portën e boshatisur, ndërkohë që Jotun shënoi për të dytën herë. Pjesa e parë nuk pati më gola. Kili u përpoq të hapte ndeshjen, por rastet më të mira për shënim i pati Peruja.

Në shtesë erdhi edhe goli i Guerreros, që vulosi gjithçka. Në fund pati edhe një penallti për Kilin dhe Vargas tentoi të shënonte me “lugë”, por Galeze arriti ta ndalte dhe aty përfundoi takimi. Peruja në finale, kundër Brazilit.

COPA AMERICA – GJYSMËFINALE
Kili-Peru 0-3
Shënues:
  Flores 21’, Jotun 38’, Guerrero 90’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.