(VIDEO) Sparkatë ndaj trajnerit dhe i kuq me VAR, habia në Emirate!

Faull, arbitri që vrapon drejt monitorit të VAR-it dhe karton i kuq. Asgjë e çuditshme, jemi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe luhet sfida mes Al Vasl dhe Al-Ahli-Dubai, e vlefshme për UEA Arabian Gulf Cup. Është gjysmëfinale dhe skuadra vendase po mbron fitoren 3-2. Jemi në aktet e fundit dhe lojtari i ekipit kundërshtar, pasi sheh një top që po i drejtohet rivënies anësore, sulet me sprint dhe në sparkadë provon ta mbajë në lojë…

https://www.youtube.com/watch?time_continue=74&v=hS7Bel4W8gE

Por, ka në problem: trajneri i Al-Ahli e ka në dorë për t’ia dhënë lojtarit të tij që ta nisë sa më shpejt. Kundërshtari e godet me sparkatë dhe e rrëzon. Kaos në fushë dhe arbitri që ndërhyn, duke fituar minuta dhe riparë aksionin në VAR. Më pas, i kuq për lojtarin e ekipit Al Vasl, Khaleil Khameis Salem….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *