VIDEO | Spanja e nis me “panenka”, triumf minimal ndaj Norvegjisë

0

Spanja e ka nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në eleminatoret e Euro 2020, pasi ka triumfuar në shtëpi ndaj Norvegjisë me shifrat 2-1.

Ndeshja nisi menjëherë me dominimin e iberikëve, të cilët gjetën golin e avantazhit me anë të Rodrigo Morenos në minutën e 16-të.

Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0, ndërsa e dyta nisi me një surprizë. Norvegjia fitoi një 11-metërsh pas një faulli në zonë dhe Xhoshua King e shndërroi në gol, duke heshtur stadiumin dhe duke vënë baraspeshën.

Gjithsesi, barazimi zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Alvaro Morata u ndal në mënyrë të parregullt nga portieri norvegjez dhe arbitri akordoi një tjetër 11-metërsh, këtë herë në favor të Spanjës. Te pika e bardhë u paraqit Serxho Ramos, i cili shënoi me panenka.

KUALIFIKUESE EURO 2020
GRUPI F
Spanjë 2-1 Norvegji
Shënues: Rodrigo 16’, Ramos 71’(pen.) / King 65’(pen.)

Standings provided by Sofascore LiveScore


Ndërkohë, Greqia triumfoi pa probleme ndaj Lihteshtejnit në transfertë. Me nga një gol për çdo pjesë helenët siguruan tri pikët e para.

KUALIFIKUESE EURO 2020

GRUPI J
Lihteshtejn 0-2 Greqi
Shënues: Fortunis 45+1’, Donis 80’

Standings provided by Sofascore LiveScore

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.