VIDEO/ “Spajperi” godet në shenjë, gol pas pesë muajve

Alban Meha u rikthye të luajë në Gjermani. Niveli nuk është më prestigjozi, por pas largimit nga Al-Faisali në Jordani, mesfushori zgjodhi Regionaliga Suduest, kategoria e katërt e futbollit gjerman.

32-vjeçari tashmë mbron ngjyrat e Elversberg, ndërsa në javën e 10-të të kampionatit, shënoi në barazimin 1-1 që skuadra e tij regjistroi në fushën e FSV Frankfurt. “Spajperi” riktheu barazpeshën në pjesën e dytë të lojës, pasi vendasit kishin kaluar në avantazh gjatë 45-minutave të para.

Ky ishte goli i parë për Alban Mehën me Elversberg në këtë sezon, duke bërë që ekipi të vazhdojë ecurinë pozitive, me tre ndeshje pa pësuar humbje. Mesfushori rikthehet të gjejë rrugën e rrjetës prej prillit 2018, kur shënonte me Al-Faisalin në Kupën e Jordanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *