VIDEO | Soue dopietë në ndeshjen e çmendur, ekipi me 9 lojtarë e eliminon

0

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, ka qenë pjesë i një ndeshje të çmendur në gjysmëfinalen e Kupës së Bullgarisë.

Futbollisti nga Gambia ishte autori i një dopiete për CSKA-në në takimin e sotëm, por një gol në limite i Botev Plovdivit çoi rezultatin në baraspeshë 3 – 3 (ndeshja e parë ishte fituar 3 – 2 nga Botev Plovdiv) duke  zhvleftësuar dy golat e  Soues dhe duke lënë kryeqytetasit jashtë finales së Kupës.

Eliminimi dhemb më shumë dhe për faktin se Botev luante me nëntë lojtarë që prej minutës së 83-të dhe një gol tjetër do mbyllte përfundimisht çështjen e kualifikimit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.