VIDEO | Solskjaer pushton Londrën, Çelsi jashtë FA Cup

0

Mançester Junajtid kalon më tej në “FA Cup”, duke prekur çerekfinalet, pas suksesit të sotëm në sfidën ndaj Çelsit. Takimi i luajtur në “Stamford Bridge”, u mbyll me triumfin e pastër të miqve, me shifrat 0-2, në një ndeshje që u zgjidh që në pjesën e parë.

Fraksioni i parë nisi mirë për Junajtid, teksa që në fillim “djajtë e kuq” ishin kërkues, duke e dominuar Çelsin. Përpjekjet e ekipit të Solskjaer u shpërblyen në minutën e 31-të, ku ishte Ander Herrera, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një krosim perfekt të Pol Pogba.

Ishte pikërisht ky i fundit, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 45-të pas një krosimi të Markus Rashford. Kështu, pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-2 të Mançester Junajtid.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.