VIDEO: Skenë prekëse, tifozi i vetëm në stadium përlotet pas fitores së parë!

0

Një video fantastike vjen nga Korea e Jugut, në një ndeshje të kategorisë së tretë, mes Pyeongchang FC e Goyang Citizen Football Club, luajtur më 18 maj.

Goyang i kishte humbur 6 ndeshjet e para të kampionatit dhe kërkonte pikën e parë, ndaj një rivali direkt, sepse edhe vendasit e kanë nisur shumë keq sezonin.

Falë gafave të portierëve, ndeshja po shkonte drejt barazimit 1-1, por në minutë e 93-të Goyang fitoi një penallti dhe shënoi golin e fitores.

Autori i golit shkoi drejt tribunës ku ishte vetëm një tifoz dhe iu përul në nderim! Arsyeja? Ai tifoz nuk ishte dosido, sepse kishte udhëtuar 4 orë për të ndjekur Goyang, ndërsa pas nderimit të skuadrës së zemrës u përlot.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.