VIDEO | Skënderbeu pragmatist, Kamza vazhdon avazin

Skënderbeu ka marrë një fitore mjaft të vlefshme në shtëpi ndaj skuadrës së Kamzës. Korçarët triumfuan minimalisht me rezultatin 1-0, duke ju falur golit të shënuar në pjesën e parë me anë të Oto Xhon. Nuk ishte një sukses dhe aq i lehtë për të besuarit e Orges Shehit, të cilët hasën jo pak vështirësi kundër ekipit nga periferia e kryeqytetit.

Vetëm 3 minuta pasi ishte zhbllokuar rezultati, miqtë fituan të drejtën që të goditnin një 11-metërsh, por Plaku gaboi nga pika e bardhë, duke mos e gjetur as kuadratin. Penalltia e dytë e shpërdoruar nga kapiteni i kamzalinjve këtë edicionin. Me kalimin e minutave ritmi ra dhe skuadrat nuk kishin iniciativë për të rrezikuar.

Edhe në fillimin e fraksionit të dytë ritmi ishte i ulët, por në minuta e fundit Kamza nisi që të provonte më shumë. Ishte vendimtar portieri i Skënderbeut, Aldo Teqja, vetëm 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, pasi bëri dy pritje mjaft të vështira në pak sekonda. Vendasit në anën tjetër me qetësinë që u jepte rezultati, prinin momentin e duhur për të rrezikuar. Bregu mendoi për të vulosur gjithçka pak sekonda para fundit, duke shënuar një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit.

Skënderbeu merr vendin e parë përkohësisht, por Partizani do të luajë vetëm pas pak në kryeqytet. Kamza në anën tjetër regjistron ndeshjen e  pestë në kampionat pa fitore dhe mbetet në kuotën e 7 pikëve, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.

Kategoria Superiore – Java 9
E diel, më 21 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU 2-0 KAMZA
Shënues:
Oto Xhon 12′, Bregu 90+3′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka (Demte 27′), Guedj, Gripshi, Bregu, Oto Xhon (Guindo 67′). Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Sambou, Fili, Hoxhaj.
Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Bonani (Martinena 46′), Orelesi, Mehmeti, Mumajesi, Plaku, Zisi, Roloviç (Fukui 45+2′). Trajner: Klodian Duro. Të gatshëm: Kirev, Fejzaj, Krasniqi, Turhani, Rami.
Kartonë të verdhë: Radas 15’/ Bonani 10′, Teqja 61′
Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Blerim Ziri
Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Albano Janku

DIREKT
90+3’ –
Bregu ekzekuton mjaft mirë një goditje dënimi, duke e shtangur portierin mik dhe duke shënuar golin e dytë për korçarë.

78’ – Aldo Teqaj bëhet hero me pritjet e tij, teksa fillimisht i mohon Plakut golin, i cili goditi bukur fluturimthi, ndërsa i thotë ’jo’ dhe Martinenës më pas nga fare pranë.

73’ – Bregu pasoi saktë tek Demte, i cili bëri gjithçka mirë deri në zonën e Kamzës, por në fund nguroi që të shërbente në qendër, duke u dhënë mundësinë lojtarëve miq që të largonin topin në këndore.
71’ – Zisi provon që të rrezikojë me një aksion nga e majta, por pasimi i tij ndalet nga një prej mbrojtësve korçar, duke mos e lejuar Martinenën që të rrezikonte portën e Aldo Teqes.
66’ – Guedj provon nga brenda zone, por nuk tregohet i saktë, duke e ccuar topin jashtë kuadratit të Avdylit.
63’ – Plaku avancon i vetëm deri në dalje të zonës së Skënderbeut, por kapiteni preferon të godasë vetë, por nuk tregohet i saktë, me topin që shkoi ngjitur me shtyllën e portierit vendas.
45+2’ – Duro nuk pret që të përfundojë pjesa e parë dhe aktivizon Fukuin në vend të Roloviç vetëm pak sekonda pa u dëgjuar vërshëllima e gjyqtarit për të mbyllur pjesën e parë.
27′ – Shehi bën një zëvendësim të detyruar, duke larguar Muzakën të dëmtuar dhe vendin e tij e zë Demte. 
25’ –
 Bruno Dita provon me një goditje nga distanca, por topi është jashtë kuadratit të portës së Kamzës.
15’ – Zisi pengohet nga Radas dhe gjyqtari kryesor akordon 11-metërsh. një moment i diskutueshëm, pasi nga përsëritjet duket se kontakti ka qenë jashtë zonës së rreptësisë. Plaku merr përsipër ekzekutimin, por gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke e nxjerrë topin jashtë.

12’ – Oto Xhon del i vetëm me portierin, mbrojta mike nuk e shqetëson dhe sulmuesi ka kohë të koordinohet dhe të godasë, duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij në të parin rast që krijohet.

1′ – NIS NDESHJA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *