VIDEO | Skënderbeu merr kreun, thyen Luftëtarin në Gjirokastër

Skënderbeu fiton 2-0 , duke treguar sërish forcën dhe këtë herë ndaj Luftëtarit të Gentian Mezanit. Dy gola të shënuar në pjesën e dytë i dhanë pikët maksimale korçarëve, që kështu vënë nën presion Partizanin dhe Kukësin që përballen nesër.

Korçarët e nisën në sulm, ndërkohë që gjirokastritët kërkojnë të befasojnë me kundërsulme. Në fund të pjesës së parë mund të kishin shënuar pas një gabimi të Kaba Sambou, por Shkurtaj i vetëm me portierin Teqja nuk realizoi. Kjo edhe për meritë të “gardianit” të Skënderbeut.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Goli i avantazhit erdhi nga stoli dhe u realizuar nga Ardit Hoxhaj. Vlonjati, vetëm tre minuta pasi zbriti në fushë shënoi me kokë në portën e Ruçit. Rreth 10 minuta më pas ishte Ditaai që shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren e Skënderbeut.

Korçarat me këtë fitore shkojnë në kuotën e 17 pikëve, duke marrë përkohësisht vendin e parë në renditje. Luftëtari mbetet poshtë në renditje, me vetëm 6 pikë të grumbulluara.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8

E diel, më 7 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari-Skënderbeu 0-2
Shënues:
Hoxhaj 69′, Dita 81′

EPISODET: 

81′ GOL – Dita arrin të mposhtë portierin Ruçi. Mesfushori i vetëm me të nuk gabon dhe shënon golin e dytë për Skënderbeun

70′ – Shehi bën lëvizjen e dytë dhe sërish në sulm. Krasniqi del jashtë dhe në vend të tij u aktivizua i zakonshmi Oto Xhon

69′ GOL – Goditje dënimi e ekzekutuar nga Gripshi, i cili krosi në zonë dhe aty Hoxhaj me kokë arriti të shënojë

66′ – Ardit Hoxhaj zë vendin e Dejvi Bregut. Kjo ishte lëvizja e parë e bërë nga ana e trajnerit Orges Shehi.

43′ – Vasil Shkurtaj humbi rastin më të mirë për gol. Sambou kthen gabim një top prapa, Milosavljev shërben për Shkurtajn në qendër të zonës dhe sulmuesi ndalet nga Teqja. Shpëtimtar portieri i korçarëve.

32′ – Janiçiç kërcënon portën e Skënderbeut. Mbrojtësi me një kthesë e dërgoi topin pranë portës.

15′ – Bregu i afrohet golit për Skënderbeun. Vlonjati godet fort, por portieri Ruçi shmang golin. Elbasanasi zgjatet dhe e devijon topin.

Luftëtari: Ruçi, Liçaj (Dunga 80′), Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Rapo, Rapa, Ramadani, Ymeraj (Demo 83′), Milosavljev (Hyseni 76′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Guedj (Lilaj 78′), Gripshi, Bregu (Hoxhaj 66′), Krasniqi (Oto Xhon 70′). Trajner: Orges Shehi
Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Nuri Rrapaj, Rejdi Zajimi, Klodian Shahini
Delegat: Petrit Haxhija; Vëzhgues: Ilirjan Kristo
Kartonë të verdhë: Rapa 13′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *