VIDEO | Skena për George, dorëzohet Harden! Raptors likuidon edhe Knicks

Toronto Raptors marshojnë, pasi kanë mundur këtë herë edhe New Yourk Knicks me rezultatin e ngushtë 99-104. Kyle Lowry ishte shënuesi më i mirë, me 22 pikë të realizuara. Ndryshe nga Raptors, janë mposhtur këtë herë Milwaukee Bucks. Orlando Magic i ka mundur 83-103, duke shfrytëzuar mungesën e Giannis Antetokounmpo.

Houston Rockets-Oklahoma City Thunder ishte një takim mjaft interesant, që përfundoi me shifrat 112-117. Një ndeshje ku kishim edhe një duel Paul George-James Harden, që u fitoi nga i pari. Plot 45 pikë të shënuara, ndërkohë që edhe rikuperoi 11 topa. Harden nga ana tjetër shënoi 42 pikë. Paraqitje e mirë edhe për Russell Westbrook, që regjistroi “triple-double”: 21 pikë, 11 asiste dhe 12 topa të rikuperuar.

Fitore e rëndësishme për Los Angles Clippers, që kaloi me sukses Boston Celtics me rezultatin 112-123. Kemba Walker, me 37 pikët e tij, udhëhoqi Charlotte Hornets në triumfin 120-129 kundër Atlanta Hawks. Marvin Williams dhe Jeremy Lamb bënë gjithashtu nj paraqitje shumë të mirë, pasi realizuan respektivisht 27 dhe 24 pikë.

Utah Jazz – San Antonio Spurs 125-105
Indiana Pacers – Cleveland Cavaliers 105-90
Atlanta Hawks – Charlotte Hornets 120-129
New York Knicks – Toronto Raptors 99-104
Boston Celtics – Los Angles Clippers 112-123
Chicago Bulls – Washington Wizards 125-134
Memphis Grizzlies – New Orleans Pelicans 99-90
Houston Rockets – Oklahoma City Thunder 112-117
Milwaukee Bucks – Orlando Magic 83-103

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *