VIDEO/ Skandal në Spanjë! Arbitri shpik penalltinë kundër Barcelonës, katalanasit “lajnë duart” me titullin

0

Nga Klaudio Ndreca

Diskutime dhe polemika për arbitrimin nuk ka vetëm në Shqipëri, por në “La Liga” dhe atje funksionon VAR-i. Madje për të disatën herë radhazi Barcelona mund të ankohet me të drejtë se gjyqtarët e takimit kanë ndikuar që të humbasë titullin.

Në rast se Reali i Madridit do të fitojë ditën e nesërme kundër Getafes, diferenca do të shkojë në 4 pikë, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje. Por duke parë edhe kalendarin, është thuajse e pamundur që madrilenët t’ia dorëzojnë La Liga-n me duart e tyre Barcelonës.

Këta të fundit kanë barazuar me shifrat 2-2 ndaj Atletiko Madridit gjatë mbrëmjes së sotme, në ndeshjen e hapur me autogolin e Diego Kostës dhe e përfunduar me tre penallti të shndërruar në gol.

Në rastin kur arbitri vërshëlleu për faullin ndaj Semedos ku kaloi në avantazh Barcelona, për të dërguar shifrat në 2-1, u krijua përshtypja për një gabim në vendim. Por pamjet e përsëritura treguan se kishte një kontakt në zonë dhe në këmbën e Semedos, për të akorduar me të drejtë 11-metërsh.

Për të kaluar penalltia e dhënë në favorin e Atletiko Madridit ku u barazua dhe u vulos takimi në 2-2 ishte një skandal i vërtetë. Carasko pengohet me këmbët e tij ndërsa arbitri e jep penallti për një kontakt “fantazmë” të Semedos. Pra një vendim që vendos fatet e gjithë kampionatit dhe hedh në kosh investimet e çmendura që bëhen nga ekipe të këtij kalibri. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.