VIDEO | Siti nuk fal, “shtyp” Sauthemptonin dhe merr kreun i vetëm

Mançester Siti ka përfituar në maksimum nga hapi fals i Liverpulit dhe ka shpartalluar në shifrat 6-1 Sauthemptonin në shtëpi. Një triumf që i jep Sitit tashmë kreun e vetme, në kuotën e 29 pikëve, dy më shumë se Liverpuli i vendit të dytë.

Sfida nisi me gol për “citizens”, të cilët vetëm pas 6 minutash kaluan në avantazh pas autogolit të Hëed. Më pas shënoi dhe dy herë të tjera me Agueron dhe David Silvën, përpara se Dani Ings të shënonte nga pika e bardhë.

Pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, ishte Rahim Stërling, i cili shënoi dhe golin e katërt për ekipin e Guardiolës. Angelzi shënoi përsëri në minutën e 67-të, ndërsa Leroi Sane mbylli çdo gjë në 6-1. Ndeshja e ardhshme për Mançester Sitin do të jetë derbi ndaj Junajtid, ndërsa Sauthempton do të presë Uatfordin në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *