VIDEO | Siti me një dorë te titulli, Aguero “shemb” Bërnlejn

0

Tifozët e Liverpulit do të kenë shpresuar shumë, aq më tepër kur pjesa e parë midis Bërnlejt dhe Mançester Sitit u mbyll në barazim pa gola. Megjithatë, Sergio Aguero vendosi të merrte përdore ekipin dhe ta udhëhiqte drejt titullit të dytë rresht kampion.

Goli i argjentinasit në minutën e 63-të vendosi fatet e kësaj përballje tepër të luftuar. Një mbrojtës i Bërnlejt largoi topin në vijën fatale, por teknologjia vendosi gol, pasi topi kishte kaluar vijën fatale

Siti dominoi në çdo aspekt, por vendasit u mbrojtën me forca të shumta dhe qëndruan për më shumë se një orë lojë. Ky trepikësh i ngjit “qytetarët” në kuotën e 92 pikëve (një më shumë se Liverpuli), kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund.

Sfida e radhës është kundër Leister Sitit në shtëpi, ndërsa javën e fundit Mançester Siti do të udhëtojë drejt Brajtonit.

Bërnlej-Mançester Siti 0-1
(Aguero 63′)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.