VIDEO | Siti “masakron” Rotherhamin, nuk mungojnë surprizat në FA Cup

Mançester Siti nuk është kursyer aspak në përballjen e “FA Cup” ndaj Rotherhamit. Djemtë e Pep Guardiolës dhuruan spektakël në “Etihad Stadium”, teksa fituan me rezultatin 7 – 0, kundër skuadrës që militon në Championship.

Stërling, Foden Zhezuz, Mahrez, Otamendi dhe Sane shënuan për “citizens”, ndërsa pati dhe një autogol të vendasve. Gjithsesi, në ndeshjet e tjera të këtij raundi të “FA Cup”, nuk munguan surprizat.

Oldham, klub i divizionit të parë eliminoi Fulhemin e Kladio Ranierit me rezultatin 2 – 1, ndërsa raundin e kaloi dhe Barnet, që militon në divizionin e pestë, pasi mposhti me rezultat 2 – 1 Shefill Junajtid, skuadër që luan në Championship.

Mançester Siti – Rotherham 7 – 0
Fulhem – Oldham 1 -2
Milluall – Hull Siti 2 – 1
Preston – Donkaster 1 – 3
QPR – Lids 2 – 1
Shefilld Junajtid – Barnet 0 – 1
Uoking – Uotford 1 – 2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *