VIDEO | Siti makineri perfekte, Sterling likuidon Uatfordin

Mançester Siti vijon të jetë i pandalshëm në Premier Ligë, teksa ka marrë triumfin e radhës në sfidën ndaj Uatfordin në shtëpi me shifrat 3-1. Njeriu i ndeshjes, ishte padyshim Rahim Sterling, i cili shënoi një tripletë.

Pjesa e parë ishte e gjitha e dominuar nga vendasit, por rastet e krijuara nuk arritën të konkretizoheshin dhe Uatfordi arriti të rezistonte, të paktën për 45 minuta…

Pa u mbushur 60 sekonda nga nisja e fraksionit të dytë, Rahim Sterling shënoi golin e parë pas një zbritje të shpejtë, ku pozicioni i anglezit lë pak vend për dyshime, por gjithsesi shifrat shkojnë në 1-0 pas golit të sulmuesit.

Katër minuta më vonë, ishte i njëjti autor, pikërisht Sterling, ku këtë herë e pati më të thjeshtë, pasi Mahrez i dhuroi një asisit me portën e boshatisur. Vetëm pesë minuta nga pjesa e dytë dhe Siti çoi shifrat në 2-0.

Gjithsesi, Sterling nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Në minutën e 59-të, 24-vjeçari plotësoi tripletën, pas një kombinimi të bukur me David Silvën.

Uatfordi arriti të reagonte në minutën e 66-të, ku pas një devijimi me kokë të Troi Dinei, ishte Delofeu, i cili u gjend i lirë dhe shënoi, duke shkurtuar shifrat në 3-1.

Më pas, deri në fund ekipet e ulën ritmin dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 3-1. Siti shkon në kuotën e 74 pikëve, katër më shumë se Liverpuli, i cili nesër pret Bërnlejn në shtëpi.

Premier Ligë
Mançester Siti – Uatford 3-1
Shënues: Sterling 46′, 50′, 59′ / Delofeu 66′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *