VIDEO | Siti kalon Totenhemin, edhe katër finale për titullin

0

Mançester Siti ia ka dalë të mposhtë Totenhemin 1 – 0 në “Etihad Stadium”. Me këtë fitore “qytetarët” rikthehen në krye të Premier Ligës, duke qëndruar një pikë larg ndjekësve të Liverpulit.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e pestë nga 18-vjeçari Fil Foden, i cili provoi për herë të parë emocionet e një goli në Premier Ligë.

Në pjesën e mbetur të lojës Siti vazhdoi të mbante dominimin e topit, por pa mundur të rrezikonte portën e Totenhemit. Lodhja e ndeshjes së të mërkurës dukej qartë në lojën e futbollistëve të të dyja skuadrave.

Man Siti 1 – 0 Totenhem
Shënues: Foden 5’

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.