VIDEO | Siti e mbyll të parën në avantazh, mjafton goli i Stërling

Spektakli i futbollit anglez rikthehet ditën e sotme. Trofeu i “Community Shield” ka vënë përballë njëri-tjetrit dy superfuqitë e këtij ishullore: Mançester Siti dhe Liverpul.

Pjesa e parë është mbyllur me skuadrën e Guardiolës në avantazh. Golin që zhbllokoi takimin u u shënua nga Rahim Stërling, i cili në minutën 12-të çoi në avantazh të tijtë, duke shfrytëzuar topin e dhënë nga fantazisti spanjoll David Silva.

“Community Shield”
Liverpul 0 – 1 Mançester Siti
Shënues: Stërling 12′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *