VIDEO/ Si…Roberto Karlos! Theo Hernandez bën 80 metra me topin në këmbë, Thomas Strakosha i heq golin e jetës

Edhe në ditët më të errëta, do të gjendet diku një yll që shkëlqen. Edhe në Milanin më të dobët të këtij sezoni, ishte Theo Hernandez që bënte gjithmonë diferencën dhe një lojtar i bukur për t’u parë me atë që paraqiste në fushën e lojës.

Mbrojtësi i Milanit mund të kishte realizuar golin më të mirë të reportorit të tij, teksa të gjitha mediat e huaja europiane e kanë krahasuar me Roberto Karlosin në stil. Thuajse 80 metra të bëra në minutën e 68 nga ky lojtar që ishte i pandalshëm nga lojtarët e Lacios. Por në fund Strakosha i tha “jo” duke i mohuar golin, për t’i çuar dëm të gjithë mundin. Një video kjo e cila po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale duke treguar potencialin dhe kalibrin e Theo Hernandez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *