VIDEO | Simulimi sinkron që po bën xhiron e botës, Buskets e Cilesen e teprojnë

0

Të simulosh nuk është e lehtë, por te Barcelona në këtë aspekt kanë treguar ndër vite se janë profesionistë. Por ndonjëherë edhe e teprojnë dhe gjithçka kuptohet lehtësisht. Shumëkush edhe i urren për diçka të tillë.

Shfaqja e radhës ka ardhur në takimin e ditës së djeshme, kur Barcelona u mund nga Levante në ndeshjen e Kupës. Protagonist kanë qenë Serxho Buskets dhe portieri Cilesen, të cilët kanë përfunduar të shtrirë përtokë në mënyrë sinkrone.

Në rrjetet sociale video është bërë virale dhe dy lojtarët e Barcelonës kanë përfunduar nën akuzë. Aq i fortë të ketë qenë Çema, mbrojtësi i Levantes? Shijojeni spektaklin e dy katalanasve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.