VIDEO | Simulimi i shëmtuar i Sterling, Ramos: Nuk kam çfarë them!

Serxho Ramos në Angli është kthyer në një armik që pas finales së Ligës së Kampioneve kundër Liverpulit. Ndërhyrja ndaj Mohamed Salah u komentua gjatë dhe të shumtë ishin ata që e akuzuan dhe e konsideruan të qëllimshme.

Tanimë vjen momenti i spanjollit për t’u ankuar. Erik Dajer, në ndeshjen Spanjë-Angli, i bëri një ndërhyrje të ashpër mbrojtësit të Realit të Madridit. Tifozët anglezë mbështetën mbrojtësin e tyre, ndërkohë që Ramos ka reaguar së fundmi për një simulim të Sterling.

Ai ka publikuar një video ku shfaqet sulmuesi i Mançester Sitit, i cili rrëzohet pa i ndërhyrë askush. Komenti i spanjollit është i qartë: “Nuk kam çfarë të them më shumë”. Më saktë, shikoni videon dhe gjykoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *