VIDEO | Simulim qesharak nga Mbape, në Francë kanë mbetur të habitur

Kilian Mbape shënoi një ndër golat e PSG-së në fitoren e këtyre të fundit ndaj Olimpikut të Marsejës. Megjithatë, sulmuesi i parisienëve është vënë në qendër të kritikave për shkak të një simulimi.

Gjatë një dueli për top me holandezin Strotman, Mbape vendosi të shtrihej përtokë për të fituar faull, megjithatë arbitri i takimit nuk ishte i të njëjtit mendim. Në të shkuarën Mbape nuk është njohur si lojtar simulues, madje krejt e kundërta, shtypi francez ka pasur gjithmonë shumë kritika për ndërhyrjet shumë të ashpra që i kryhen 20-vjeçarit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *