VIDEO: Simeone dhe festa e çmendur e golave, një spektakël më vete

Atletiko e Madridit u duk një skuadër e mallkuar, kur Alvaro Moratas iu anulua mes polemikave një gol që dukej i rregullt.

Tensioni i akumuluar ne atë moment ishte i madh dhe trajneri Diego Simeone e zbrazi dufin kur erdhi goli i dytë i ndeshjes, nga Diego Godin.

Festim i çmendur, duke u drejtuar nga tribuna, ndoshta nga drejtuesit e Juventusit, si për të thënë se Atletiko ka këllqe, nuk pyet për padrejtësitë.

Në 204 ndeshje shtepiake, Atletiko e Simeones nuk ka pësuar gol në 124 raste.

Ndërkaq, në 7 përballjet me ekipe italiane, vetëm legjendari Kaka ka arritur t’i shënojë, ndërsa Simeone nuk ka dalë kurrë humbës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *