(VIDEO) Silurë nga Paqarada, Sandhauesni nuk ndalet!

Leart Paqarada sërish deçiziv në ligën e dytë gjermane, me Sandhausenin, teksa ka shënuar një gol vërtet të bukur mbrëmë, duke i dhënë suksesin ndaj Union Berlinit. Mbrojtësi i talentuar i Kosovës, që dikur ka qenë pjesë edhe e U-21 të Shqipërisë, ka realizuar një rrjetë spektakolare, duke mposhtur portierin kundërshtar me një silurë të vërtetë. Sandhauseni, me këto tri pikë, kryeson Bundesligën 2, teksa për Paqaradën është goli i dytë këtë sezon. Ai është kondicionuar shumë edhe nga dëmtimet.

https://www.youtube.com/watch?v=JI5adkpYWho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *