VIDEO | Si të fluturosh pas golit, ua mëson “japonezi” Lopez!

Anderson Lopez do ta mbajë mend mirë datën 9 mars, pasi arriti të shënojë plot katër gola për Konsadole Saporo, që mundi 5-2 Shimizu S-Pulse. Braziliani 25-vjeçar ishte vendimtar në triumfin e skuadrës së tij, por një moment i trembi tifozët e pranishëm në stadium.

Festa e njërit prej golave mund të kishte pasoja për Lopez, pasi vendosi të kapërcente reklamat e vendosura në stadium dhe llogaritë nuk i kishte bërë mirë, pasi lartësia ishte e konsiderueshme. Fatmirësisht nuk pati pasoja, por u desh ndërhyrja e mjekëve. Sulmuesi u ngrit në këmbë dhe u fut në fushën e blertë mes duartrokitjeve.

https://twitter.com/katsuki1227/status/1104268111518154752

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *