VIDEO/ Si nuk i dhanë karton të kuq? Ndërhyrja “masakër” e Cuadrados, bujari e madhe nga arbitri

Në ndeshjen mes Juventusit dhe Lokomotivës së Moskës, e mbyllur me rezultatin 2-1, ka pasur edhe një rast shumë të diskutueshëm për moviolën. Një bujari e madhe është treguar nga ana e arbitrit ndaj Cuadrados.

Ky i fundit i ka kaluar të gjitha caqet dhe do të ishte mëse e llogjikshme një dalje me kartonin e kuq. Kur ndeshja ishte ende duke u humbur për bardhezinjtë, nervat e Cuadrados nuk mbanin më dhe veprimet nuk mendoheshin gjatë.

Aty erdhi menjëherë një ndërhyrje e frikshme ndaj Joao Marios, e ardhur nga mbrapa dhe pa asnjë prekje të topit. Por gjyqtari nuk zgjodhi që ta largonte nga fusha, duke e zgjidhur me një të verdhë. Sesa të drejtë kishte në vendim, e tregojnë pamjet më poshtë. /Sport Ekspres/