VIDEO/ Si me Kolollin, Caputo bie në rrethimin e fushës pasi i shënoi Berishës

Sasuolo është duke fituar ndaj SPAL-it me rezultatin 2-0 në ndeshjen e filluar në orën 12:30 dhe që po vazhdon ende në Serinë A. Në golin e dytë të Caputo-s ka ndodhur edhe një incident gjatë festimit.

Pikërisht ashtu siç do i ndodhte edhe futbollistit shqiptar në sezonin e shkuar, Benjamin Kolollit në “Europa League”. Sulmuesi i Sasuolos pasi arriti t’i shënonte për herë të dytë Etrit Berishës, ka rënë në rrethimin e fushës. Megjithatë ka arritur të ngrihet menjëherë pa lënë shumë moment ankthi te tifozët, për të vazhduar me festimin. /Sport Ekspres/