VIDEO | Si gjithmonë Zapata, Atalanta tre pikë larg “ëndrrës”

Atalanta ka arritur të sigurojë një trepikësh të artë për një vend në Champions. Ekipi i Berishës dhe Gjimshitit mposhti Parmën në transfertë me rezultatin 1-2. Dy gola të Duvan Zapatës në 15 minutat e fundit vulosën ndeshjen dhe kjo fitore e ngjit Atalantën në vendin e pestë me 48 pikë, tre më pak se Milani i vendit të katërt.

Të dy lojtarët e kombëtares shqiptare e ndoqën ndeshjen nga stoli, ndërsa Zhervinjo kaloi Parmën në avantazh në minutën e tetë, pas një gabimi të ekipit bergamask. Miqtë reaguan dhe barazuan rezultatin në mesin e pjesës së parë. Kroati shfrytëzoi një asist të Papu Gomez, veproi bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Goli i avantazhit u shënua nga Zapata. Aksion shumë i bukur dhe i shpejtë i Atalantës që o konkretizua në gol. Kolumbiani nuk u ndal dhe vulosi fitoren me golin e shënuar në shtesa. I 19-ti në kampionat për Zapatën që barazon Piatekun e Milanit dhe Ronaldon e Juventusit, ndërsa Atalanta vazhdon të luftojë fort për ëndrrën “Champions”.

Parma-Atalanta 1-3
(Zhervinjo 8’ / Pashaliç 24’, Zapata 75’, 90+4′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *