VIDEO/ Si e humbi me portën bosh? Interi luan komedinë e vërtetë, bën “vetëvrasje” ndaj Sasuolës

Interi ka bërë një hap të gabuar në Seria A duke barazuar me rezultatin 3-3 ndaj Sausolës. Një përballje ku zikaltrit kanë përmbysur rezultatin brenda pjesës së parë pasi u befasuan që në minutën e 3 nga Caputo, ndërsa Lukaku dhe Birarghi i mbyllën shifrat në 2-1.

Berardi do të barazonte në minutën e 81, ndërsa Valero krijoi përshtypjen e mbylljes së takimit me golin e tretë. Por gjithçka ka përfunduar me Magnanin në të 89, që e mbylli në 3-3. Ndërkohë ajo që duhet veçuar është komedia e luajtur nga Galiardini.

Në minutën e 64-të lojtari i Interit, Galiardini ka humbur një rast të pastër për gol. Porta ishte e boshatisur dhe mesfushori i Interit ishte vetëm pak metra larg saj, por përshkak të një goditje te fortë të topit ai përfundoi në traversë.

Humbja e këtij shansi ishte komik, pasi ishte tejet e vështirë ta shpërdoroje atë rast, por Galiardini ia doli të bënte më të vështirën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *