VIDEO/ Si e bëre? David Luiz luan letra, guri, gërshëra me veten para pasqyrës dhe… humbet

Shumë prej futbollistëve kanë nisur të jenë më aktiv në rrjetet sociale gjatë kësaj periudhe izolimi. Disa ndajnë me të tjerët talente të fshehura e të tjerë vendosin të mbajnë fansat e tyre të argëtuar me video në rrjetet sociale. Një çudi kësaj here e ka sjellë mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz. Një video e brazilianit është shpërndarë në rrjet, ku shfaqet duke luajtur me veten e tij përpara pasqyrës një lojë të njohur letra, guri dhe gërshëra.

E nëse deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, fundi është i habitshëm, teksa mbojtësi i “topçinjve”…humbet. Papritur projeksioni i Luiz në pasqyrë nuk i bindet lëvizjeve të tij, duke shkaktuar një konfuzion për syrin dhe trurin e njeriut. Si e bëre? Kjo është pyetja që të lind natyrshëm pasi sheh këtë video. Me sa duket aftësitë e futbollistit brazilian për përpunimin e videove është në nivele të larta, duke treguar kështu një tjetër talent të tijin përveç atij të të luajturit futboll. /Halit Delibashi-Sport Ekpert/