VIDEO | Shuhet ëndrra e Maradonës, San Luis fiton finalen ndaj Dorados

0

Diego Armando Maradona dhe ekipi i tij i Dorados provuan deri në fund shanset për të arritur një ngjitje në elitën e futbollit meksikan, por nuk ishte e thënë.

U deshën plot 210 minuta për të përcaktuar ekipin që do të ngjitej, me të dy takimet mes ekipeve që u mbyllën në barazime, respektivisht në fushën e Dorados 1-1 dhe atë të San Luis 0-0. Kështu, gjithçka iu drejtua shtesës, aty ku San Luis u tregua më i fortë.

Në minutën e 103-të, në zhvillimet e një goditje dënimi, ishte Unai Bilbao që i dha golin e fitores dhe të kualifikimit ekipit të San Luis, duke shuar kështu përfundimisht ëndrrën e madhe të Maradonës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.