VIDEO | Shtyllat dhe traversa “makth”, nuk ka fitues në Durrës

Një ndeshje mjaft e bukur ajo mes Teutës dhe Skënderbeut. Edhe pse një miqësore, dy skuadrat dhanë maksimumin e tyre në fushën e blertë. Gjithsesi në fund gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura, pasi sulmuesit e të dyja ekipeve nuk ishin të saktë para portës.

Skënderbeu ishte më kërkues në fillim dhe iu afrua golit me Oto Xhon. Gjithsesi Jazxhi për Teutën ishte ai që mund të bënte durrsakët të festonin. I riu me kokë goditi shtyllën. Fraksioni i parë i lojës u mbyll 0-0.

Në ët dytën ishte Kamara që shumoi rastin më të mirë për shënim. Shumë pranë portës ai goditi shtyllën dhe direkt më pas Vila e çoi topin mbi tra. Sulmuesi i ri më vonë goditi tranversën, kurse për Skënderbeun regjistroi një rast të rrezikshëm Asani. Tentativa të shkuara dëm, pasi nuk pati gol dhe ndeshja u mbyll 0-0.

MIQËSORE – E premte, më 18 janar
TEUTA-SKËNDERBEU 0-0
TEUTA: Hidi, Frashëri, Osmani, Jazxhi, Beqja, Traore, Sidibe, Kallaku, Avdyli, Kamara, Progni. (U aktivizuan: Celeski, Gashi, Vila, Vecaj, Bicaj, Shkalla, Qato). Trajner: Bledi Shkëmbi

SKËNDERBEU: Teqja, Kr. Vangjeli, Radas, Pëllumbi, Sambou, Guexh, Muzaka, Dita, Gripshi, Hoxha, Oto Xhon. (U aktivizuan: Aliti, Asani, Ko. Vangjeli, Mara, Dajsinani). Trajner: Orges Shehi

GJYQTAR: Andi Koçi
Kartonë të verdhë: Sidibe / Aliti

EPISODET
79′ – 
Vila zgjedh të gjuajë vetë nga një distancë e konsiderueshme, e pasaktë tentativa e sulmuesit durrsak.

74′ –  Asani në hyrje të zonës gjuan fort,topi devijohet dhe shkon pranë shtyllës pingule. Nuk mposhtet portieri Celeski
70′ – Lorenco Vila ishte ai që goditi tranversën e portës së Skënderbeut. Sërish nuk ka gol.

58′ – Kamara shumë pranë portës godet shtyllën pingule. Topi shkon te Vila, i cili gjuan mbi traun e portës.

52′ – Beqja provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, portieri Teqja i sigurt kontrollon topin.

29′ – Gripshi shërben për Ardit Hoxhajn, i cili futet në zonë dhe gjuan fort diagonal. Topi i goditur nga vlonjati nuk kishte shënjestrën e duhur. 
23′ -Jazhxi pas një goditjeje këndi i afrohet golit për Teutën. I riu goditi fort me kokë dhe topi u ndal në shtyllë.

19′ – Ardit Hoxhaj kroson nga e djathta dhe gjen sulmuesin Oto Xhon në qendër, ky i fundit me kokë e dërgon topin mbi tra. Rast i mirë shënimi për korçarët.

14′ – Vangjeli provon me një gjuajtje brenda zonës, por pret portieri Hidi. E majta e mbrojtësit nuk ishte e fortë sa duhet
3′ – Oto Xhon merr një top në zonë, kapiteni Tefik Osmani ndërhyn në momentin e fundit dhe i mohon golin korçarëve

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *