VIDEO | Shtatë muaj pritje, Demhasaj rikthehet te goli me një dopietë

0

Shkëlqim Demhasaj është rikthyer të shënojë në Zvicër pas më shumë se shtatë muajsh pritje.  Sulmuesi i Lucernës ishte autori i një dopiete në ndeshjen e sotme ndaj Bazelit. Pavarësisht golave të 23-vjeçarit, Lucerna nuk ia doli të dilte me pikë nga kjo transfertë ku u mund me rezultatin 3 – 2.

Një shqiptar tjetër që gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme ishte Bastien Toma, goli i të cilit i dha tri pikët Sionit dhe mbijetesa tanimë mund të konsiderohet çështje e mbyllur.

Benzhamin Kololli është rikthyer të shënojë me Zyrihun. Skuadra e sulmuesit shqiptar mundi Tunin 3 – 0, rezultat ky që rikthen Zyrihun në zonën evropiane dhe siguron matematikisht qëndrimin në superligën zvicerane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.