VIDEO/ Shtangu Halandin me shpejtësinë e tij, Bajerni shpërndan krahasimin epik të Myler: Meep, Meep, vjen ta vjedh topin

Alfons Dejvis njihet për shejtësinë e tij, që jo pak herë kthehet në një problem të madh për kundërshtarët. Kjo jo vetëm për mbojtësit kundërshtar, por edhe për sulmuesit. Këtë e provoi edhe Haland në ndeshjen e djeshme, ku u shtang nga vrapimi i Dejvis, i cili edhe pse dukshëm larg norvegjezit në fund ia doli të dilte përpara tij në zonë dhe t’i rrëmbente topin. Pas ndeshjes Myler ka bërë edhe krahasimin epik me personazhin e filmit vizatimor “Roadrunner”, një zog që njihet për shpejtësinë marramendëse.

“Meep, Meep, Meep, vjen Roadrunner dhe ta vjedh topin”, do të shprehej lojtari karizmatik i Bajernit, Tomas Myler, në lidhje me shokun e tij të skuadrës. Ndërkohë fjalët e tij janë përhapur me shpejtësi në rrjet, ku janë shpërndarë edhe nga vetë klubi bavarez. Këta të fundit kanë ndërthurur deklaratën e mefushorit me momente të vrapimit marramendës të Dejvis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *