VIDEO | Shqipëria U-21 shpëton në limite, barazim i vuajtur me Andorrën

0

Shqipëria U-21 luajti sot ndeshjen e dytë kualifikuese përballë Andorrës, pas humbjes 1-2 kundër Turqisë në “Elbasan Arena”. Shpresat kuqezi nuk arritën të marrin me shumë se një pikë bas barazimit 2-2 me skuadrën modeste, duke lënë dy pikë shumë të rëndësishme.

Ishin vendasit ata që shënuan të parët, me anë të sulmuesit Alaez, që ishte dhe kapiten i skuadrës. Në minutën e 19’, Shqipëria e sheh veten në disavantazh. Megjithatë, të besuarit e Bushit ia dolën që të reagonin, pas në minutën e 33’ barazojnë shifrat me anë të Imerit, por vetëm dy minuta më vonë, e pësojnë sërish nga kapiteni i vendasve. Kur 21-vjeçarët tanë dukeshin të humbur, Sula gjen golin e barazimit, vetëm në minutën e 88’ të takimit.

Kualifikuese U21, “Euro 2020”

Andorra – Shqipëri  2-2
Alaez 19’ 55′ / Imeri 53′, Sula 88′

Formacionet fillestare

Andorra: Iker, De Pablos, Alavedra, Garsia, Cervos, Martinez, Vales, Guilen, Rebelo, Rosas, Alaez Trajner: Husto Ruiz

Shqipëria: Dajsinani, Maloku, Kryeziu, Mersinaj, Bajrami, Selahi, Kallaku, Sahiti, Zeka, Muçolli, Vrioni Trajner: Alban Bushi

EPISODET

88’ Gooool Shqipëria, shënon Sula. Sulmuesi ndodhet në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë, duke ndëshkuar portierin vendas poshtë shalëve dhe duke ndarë pikët e këtij takimi

55’ Gol Andorra. Barazimi zgjat vetëm 2 minuta dhe kuqezinjtë tanë ndshkohen sërish. 2-1 vendasit

52’ Gooool Shqipëria, shënon Imeri. Sulmuesi i Shkëndijës përfiton mjaft mirë brenda zonës dhe ndëshkon me kokë porterin vendas, pas një krosimi shumë të mirë nga Sahiti.

19’ Gol Andorra, shënon Alaez. Sulmuesi i Andorrës luajti dhe dje kundër kombëtares A kuqezi, ndërsa sot i shënon Shpresave. Shqipëria në disavantazh

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.