VIDEO/ Shqipëria U-16 del nga “Air Albania” triumfuese, e nis me fitore turneun e UEFA-s

Ditën e sotme është luajtur ehe ndeshja e parë e UEFA Development Tournament, që zhvillohet në Shqipëri. Pjesëmarrëse në të janë Kombëtaret U-16 të femrave nga Shqipëria, Lituania, Gjeorgjia dhe Mali i Zi. Vajzat kuqezi luajtën takimin e parë kundër bashkëmoshatareve të Lituanisë.

Kombëtarja e drejtuar nga Agustin Kola arriti të mposhtë kundërshtaret merezultatin 3-1 në ndeshjen që u zhvillua në “Air Albania Stadium”. Goli i parë për vajzat shiptare erdhi në minutën e 31 të takimit, teksa Iliadhi arriti të dërgonte topin në rrjetë. Më pas do të ishte Qose që do të dyfishonte shifrat në minutën e 39, për të realizuar edhe dopietën më vonë në të 51-tën. Ndeshja e radhës për Shqipërinë U-16 të femrave do të jetë më 13 shkurt kundër Gjeorgjisë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *