VIDEO | Shqipëria e femrave, disfatë në Slloveni

Kombëtarja jonë e femrave ka luajtur një sfidë miqësore në transfertë ditën e sotme në orën 14:00, ndaj përfaqësueses sllovene. Vajzat tona kanë pësuar një disfatë 2-0 ndaj Sllovenisë, teksa kanë pësuar nga një gol për çdo pjesë.

Goli i parë ka ardhur vetëm pas katër minutash, ku një nga lojtaret sllovene, pas daljes së saj nga e majta shënoi një gol mjaft të bukur, duke i dhënë avantazhin ekipit të saj. Pjesa e parë është mbyllur me të njëjtin rezultat, 1-0.

Në pjesën e dytë kombëtarja jonë u përpoq të bënte diçka për të evituar humbjen, por në minutën e 70-të erdhi goli i dytë për sllovenet. Gjyqtarja e takimit akordoi një 11-metërsh në favor të vendasve, të cilat u treguan të saktë nga pika e bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *