VIDEO | “Show” pas ndeshjes, Llullaku me shokë “e djegin”

Azdren Llullaku u rikthye këtë verë në habitatin e tij  në Rumani dhe po shënon. Një ditë më parë sulmuesi anësor realizoi golin e katërt sezonal në fitoren 3-1 që Astra regjistroi ndaj Konkordia Ccajna. Llullaku realizoi dy minuta nga fundi i takimit, duke mbyllur llogaritë e takimit.

Astra po lufton për një vend në kupat e Europës dhe triumfi i djeshëm ishte një detyrim, nisur edhe nga kundërshtari që renditet në vendin e parafundit. Festa ka qenë e madhe në dhomat e zhveshjes dhe Llullaku na sjell edhe pamjet e saj.

Lojtarët shfaqen të gëzuar dhe këndojnë si të ishin ultras. Dhe duhet thënë se edhe këtë pjesë e bëjnë mirë, të paktën për aq sa shihet në video.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *