VIDEO | “Show” i Brazilit, pesë “plumba” ndaj Perusë

Brazili ka siguruar kalimin për në fazën e çerekfinaleve të “Copa America”. Seleçao mundi me rezultatin e thellë 5 – 0 Perunë, ndërsa ndeshje tjetër e këtij grupi Bolivisë dhe Venezuelës përfundoi me fitoren 1 – 3 të këtyre të fundit që kalojnë më tej si vendi i dytë në grup.

Ndeshja filloi më mirë për peruanët të cilën befasuan duke rrezikuar në dy raste portën e Alison. Megjithatë, goli i Kasemiros në minutën e 12 ndryshoi gjithçka. Pak minuta më vonë Firmino shënon golin e dytë për Brazilin, ndërsa spektaklin e vërtetë e jep Everton, i cili çon në 3 – 0 shifrat me një “predhë” nga distanca.

Pjesa e dytë nis me festë për brazilianët. Kapiteni Dani Alvesh gjen golin pas një depërtimi në zonën e Perusë. Pas disa minutash qetësi Uilliam i ardhur nga stoli shënon golin e pestë për tijtë. Zhezuz mund të çonte shifrat në 6 – 0 në minutat shtesë, por sulmuesi i Sitit u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.

Brazil 5 – 0 Peru
Shënues: Kasemiro 12’, Firmino 19’, Everton 32’, Alvesh 53’, Uillian 80’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *