VIDEO/ Shoku i ekipit “i fshin këpucët”, Ivan Balliu shënon dhe i lejohet që të ëndërrojë “La Liga-n”

Ivan Balliu është duke përjetuar një moment të mirë te Almeria, ndërsa te skuadra spanjolle po i besojnë vendin e titullarit, duke qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës. Kjo skuadër lufton për të shkuar në La Liga, ndërsa aktualisht ndodhet në vendin e tretë në divizionin e dytë.

Një fitore e thellë në shifrat 4-0 ka ardhur ndaj Deportivo La Korunjas. Këtu ka lënë gjurmë edhe Ivan Balliu. Këtë herë jo vetëm duke dhuruar asist, por duke tundur rrjetën e kundërshtarit. Mbrojtësi i krahut të djathtë e ka ndjekur aksionin deri në fund, duke qenë i saktë në goditjen e tij për në portë, me portierin që e kishtë të pamundur të reagonte. Ndërsa në festim, është shoku i ekipit që duhet t’i fshijë këpucët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *