VIDEO | Shokimi i Guardiolës: Sot e gjete të ma bëje këtë pyetje? Po më akuzon?

Mançester Siti u tregua i pamëshirshëm kundër Uotfordit, duke fituar 6-0 në finalen e FA Cup. Trofeu i katërt sezonal dhe festë e madhe për Gaurdiolën dhe djemtë e tij. Trajneri spanjoll ka marrë pjesë në konferencën për shtyp pas ndeshjes, aty ku ia ka prishur qejfin një pyetje nga salla.

Një gazetar i pranishëm ka kujtuar faktin që Roberto Mançini, ish-trajneri i Sitit, është zbuluar duke marrë pagesa të ndara që vinin nga Abu Dabi. “Të ka ndodhur edhe ty diçka e tillë”, pyet gazetari, ndërsa Guardiola i përgjigjet plot seriozitet.

E di kuptimin e pyetjes që po më bën? Po më thua që kam marrë para nga një situatë tjetër? Sinqerisht mendon se duhet t’i përgjigjem kësaj pyetje? Sot e gjete kur po festoj trofeun e tretë sezonal? Nuk e di çfarë i ka ndodhur Robertos, por po më akuzon mua?”, përfundon trajneri spanjoll i zhgënjyer për atë që i kanë dëgjuar veshët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *