VIDEO/ Shkronjat me gjuhën kineze dhe 29 minuta debutim, Ashley Young i tregon aftësitë te Interi

0

Ashley Young e ka nisur në mënyrën më të mirë te Interi. Futbollisti i ardhur nga Manchester United ka treguar të gjitha aftësitë e tij në mënyrën e preferuar, duke shërbyer një top perfekt.

Këtë herë ishte Lautaro Martinez që e shfrytëzoi krosimin e Young, duke e dërguar topin në rrjetë. Bëhej fjalë për minutën e 29 të takimit, ndërsa zikaltrit janë duke kryesuar me shifrat 1-0 ndaj Cagliarit. Ndërsa është mbyllur pjesa e parë, Interi ka dalë edhe këtë herë me fanellat që emrat e lojtarëve i kanë në gjuhën kineze. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.